Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë. Përfundimi kanë qenë dëme materiale për fuoristradën dhe mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës.
Drejtuesi 40-vjeçar i mjetit me targa greke i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje, ka përfunduar në spital. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti tip fuoristradë nuk ka mbajtur distancën dhe në momentin që mjeti Opel me targa greke kishte ndezur sinjalin për të dalë në rrugë dytësore, është përplasur nga fuoristrada dhe ka përfunduar në kanal.
Ky aks rrugor mbetet akoma të jetë problematik sa u përket aksidenteve rrugore që janë pothuajse të përditshme.
Komente










