Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy makina, përfundojnë jashtë rruge! Plagosen nën e bijë dhe shoqja e vajzës, ishin nisur me pushime

Tri gra kanë mbetur të plagosura mëngjesin e sotëm në Fier, si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin Pojan-Levan. Në aksident u përfshinë dy automjete, ku një fuoristradë 'Nisan' goditi nga pas një automjet tip 'Volksvagen', duke përfunduar të dyja jashtë rrugës.

Të plagosura mbetën tre gra në veturë, nënë e bijë dhe shoqja e vajzës, të cilat sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën. Automjeti drejtohej nga bashkëshorti i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Nga hetimet paraprake drejtuesi i fuoristradës shihet si shkaktar i përplasjes.

Siç shihet nga pamjet, në makina janë valixhe me rroba e mjete të tjera që tregojnë se shkonin me pushimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)