Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime për Report TV bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.