Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca për verifikimin e masave të sigurisë për 20 të arrestuarit lidhur me dosjen hetimore të ‘Kurum’. Në total Gjykata ka urdhëruar arrestimin e 33 personave, por 13 prej tyre vijojnë të jenë ende në kërkim.
Aktualisht seanca është ndërprerë pasi avokatët mbrojtës kanë këruar kohë për tu njohur me aktet voluminoze hetimore. Seanca pritet të rifillojë në orën 12:15.
Urdhër arrestet janë lëshuar 1 vit pas kthimit nga Tajlanda të 2800 ton mbetjeve të rrezikshme, 102 kontejnerë të cilët vijojnë të mbahen në Porto Romano. Nga hetimet janë zbuluar shkelje të rënda mjedisore, nga ‘Kurum Internatinoal’, kompania ‘Sokolaj’, ‘Bajrami N’ që blenë mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit, pikëpyetja mbetet se çfarë do të ndodhë me mbetjet e rrezikshme, të cilat u faktuan të tilla edhe nga analizat në Itali.
Personat e arrestuar:
ARREST NË BURG:
Florian Çimo - Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Gazmend Sina - Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO - “Menaxhimi i mbetjeve”.
Mikail Hila - Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Indrit Likaj - Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Helidon Lila - Dega e Doganës Durrës - “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Edmond Voda - Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shkëlqim Jakupi - Dega e Doganës Durrës - “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Rami Bunga - Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluar ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Shaban Hyseni - Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” - “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Nazif Bajrami - Pronar i kompanisë “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Andon Prifti - Administrator i kompanisë “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.
ARREST SHTËPIAK
Iva Musa - Inspektore e Autoritetit Portual Durrës - “Shpërdorimi i detyrës”
Arta Dollani - Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM - “Shpërdorimi i detyrës”.
Mirjeta Zotaj - Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Kledina Skendo - Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
B., T,. – Sektori i lejeve mjedisore, AKM
Evis Mellonashi - Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”
Në kërkim janë 2 administratorët e kompanisë “Kurum Internatioanl”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum. Efektivët e policisë nuk mundën të arrestojnë as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet të rrezikshme të Kurum nga porti i Durrësit, dhe që më tej Tajalanda i riktheu në Shqipëri në tetor të 2024-ës.
Në kërkim mbetet edhe bashkëshorti i pronares së kompanisë që eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nënshtetësi kroate, kompania tjetër e të cilit GS Minerals mundësoi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit.
PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM
Erdal Demir, Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Yusuf Sezai Kurum, 46 vjeç Administrator me prokurë i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Harun Sarica 42 vjeç, banues në Turqi; Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” – “Menaxhimi i mbetjeve”
Mujo Ilazaj - Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” – “Transporti i mbetjeve”.
Arif Shkalla - Drejtues në kompaninë “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Mbarime Koroci - Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Petrit Qosja - Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Xhulio Golgota - Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.
Dritan Seferaj - Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi i detyrës”.
Doni Sokolaj 57 vjeç - Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Gjovana Sokolaj - Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Olizana Pemati - Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” - “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Ingo Hesse - administrator i kompanisë EMS APO - “Menaxhimi i mbetjeve”.
Lajmi në përditësim...