TIRANE-Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme rreth ores 12.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Galerisë së Arteve në kryeqytet. Një motor është përplasur me një automjet, me targë LA 7929 A dhe pas përplasjes motorri është përfshirë nga flakët. Kjo përplasje ka shkaktuar plagosjen e 3 personave, të cilët ndodheshin në motorr.
Personat e plagosur mësohet se janë të rinj të moshave 20-25 vjec. Aksidenti dhe më pas mbërritja e policisë dhe zjarrfikëses ka shkaktuar bllokimin e trafikur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për disa minuta.
(jd/shqiptarja.com)