Bulqizë, 'Benz'-i me minatorë bie 20 m në humnerë, 4 të plagosur, 2 rëndë, shoferi arratiset/ FOTO

Bulqizë, 'Benz'-i me minatorë bie 20 m në humnerë, 4 të plagosur, 2 rëndë, shoferi arratiset/ FOTO

Aksidenti në Qafë-Buall

BULQIZE-Një makinë tip 'Benz' me minatorë ka dalë nga rruga duke përfunduar 20 metra në greminë, ndërsa katër personat që po udhëtonin janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë pasditen e sotme rreth orës 18:00. Të plagosurit janë tre gra dhe një burrë, që po ktheheshin nga puna në minierë. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku duket makina që ka përfunduar në humnerë, e përmbysur, pasi ka dalë nga rruga.

Dy nga minatorët e plagosur A.S. 45 vjeç dhe D.M. 42 vjeçe ndodhen në gjendje të rënda dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës me helikopter dhe ambulancë për mjekim të specializuar, ndërsa dy të tjerat Xh.K. 44 vjeçe dhe V.K. 32 vjeçe janë në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që drejtuesi i furgonit 'Mercedez Benz', Y.H. pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për shkaqet, ndërsa nga të dhënat dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK