BULQIZE-Një person është plagosur rëndë në një aksident me motor, ndërsa pritet që të niset me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
 
Sipas të dhënave të para, Jetmir Xheka 27 vjeç është gjetur në gjendje të rëndë në aksin Bulqizë-Peshkopi.
 
Ende nuk dihet nëse 27-vjeçari që po drejtonte një motor është përplasur nga ndonjë automjet tjetër apo është aksidentuar, pasi ka humbur kontrollin e mjetit.
 
Aktualisht po i jepet ndihma në Spitalin e Peshkopisë në pritje për t’u transportuar në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


dy.b/shqiptarja.com