Aksident në Bypass-in e ri të Beratit, makina përplaset me shtyllën e përfundon në murin e një banese

BERAT - Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte (14 janar) në By Pass-in e ri të qytetit të Beratit.

Një automjet tip Mercedes Benz me targa AA 484 AX ka humbur kontrrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethues të një banese duke kapërcyer edhe trotuarin.

Si pasojë e përplasjes automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar dhe ka dalë pa lëndime nga makina.

Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të giithë aksit të rrugës dhe për të riparuar difektin në zonë kanë shkuar një ekip elektriçistësh të ODHEE-së.

Pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po bëjnë këqyrjen e zonës për të konkluduar në shkaqet e këtij askidenti.

Burime të ekspertëve rrugorë në vendngjarje konfirmojnë se nga hetimet dhe matjet e para mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar 58-vjeçari dhe lagështira në rrugë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive