Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga. Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Sipas informacioneve nga spitali drejtuesi është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.