Rreth orës 01:30 në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, një mjet tip “Land Rover” me targa AA 273 MG,që drejtohej nga E.M. 28 vjeç, banues në Vranisht-Devoll ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë plagosur shoferi edhe dy pasagjerët I.M. 22 vjeçe banuese në Bilisht dhe N.Xh. 25 vjeç, banues në Koshnicë-Devoll, të cilët janë transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para shkak mendohet se ka qenë errësira, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës.
dy.b/shqiptarja.com