Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi, ku për pasojë janë plagosur 4 persona.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy automjete janë përfshirë në aksident. Personat që kanë mbetur të plagosur janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.