Aksident në Durrës, humb jetën një person

Aksident  në Durrës, humb jetën një person

Vendi i ndodhjes së aksidentit në Durrës

Burime nga policia e Durrësit, bëjnë me dije se pasditen e sotme, në lagjen 17, një drejtues automjeti D.K. 26 vjeç, banues në Durrës ka aksidentuar për vdekje  A.M. 33 vjeç, po ashtu edhe ky banues në Durrës, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit. Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet dhe zbardhjen e plotë të aksidentit me pasojë vdekjen. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale si dhe po pyetet në lidhje me ngjarjen e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari