Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajov.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit dy persona mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.