Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.