Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një automjet ka aksidentuar një biçikletë duke plagosur rëndë drejtuesin e saj.

Bëhet e ditur se është arrestuar drejtuesi i automjetit, Gentjan Shoti, 22 vjeç, banues në fshatin Përparim Peqin.

Si pasojë e aksidentit i plagosur rëndë ka mbetur 42- vjeçari I.T, gjithashtu banues në fshatin Përparim Peqin.

Për shkak të plagëve të marra, 42- vjeçari është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.


Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gentjan Shoti, 22 vjeç banues në fshatin Përparim Peqin

Arrestimi I tij, u bë pasi në fshatin Palaj duke drejtuar mjetin tip“Benz ”, me targa AA 257 BU, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin I.T., 42 vjeç banues në fshatin Përparim Peqin, I cili u dërgua në spital në Tiranë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com