Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet tip "Benz" ka përplasur një motor. 

Për pasojë ka mbetur i plagosur, drejtuesi i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer ekspertizën dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit që ka shkaktuar edhe trafik në aksin rrugor.