Aksident në Fier, makina përplas 3 persona

Aksident në Fier, makina përplas 3 persona

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”. Mësohet se si pasojë kanë mbetur të dëmtuar 3 persona të cilët janë dërguar për në spital. Policia bën me dije se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Report Tv ka mësuar se të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Më datë 17.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin J.Sh, vjeç 44, banues në fshatin Drizar, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelen, në vëndin e quajtur “Kthesa e Buzmadhit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Y.Sh, vjeçe 37, J.Sh, vjeç 6, I.T, vjeç 57, banues në fshatin Drizar, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali