FIER - Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos pasditen e sotme (25 nëntor).

Dy makina, një tip "Fiat Doblo" dhe një tjetër "Opel" janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur "Kthesa e Mbretit".

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në makinën tip "Fiat" udhëtonte drejtuesi i mjetit me bashkëshorten.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.