Një këmbësor që ka qenë duke ecur anash rrugës Fier-Patos është goditur nga një automjet duke gjetur vdekjen rrugës për në spital.
 
Sipas policisë së Fierit, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier–Patos, në vendin e quajtur “Transport”, ku Kristaq Skopi, 42-vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa greke YMZ 4343, ka goditur këmbesorin, me iniciale R.Gj., 65-vjeç, banues në Fier,  i cili gjeti vdekjen rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

aksident ne fier patos
aksident ne fier patos

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)