VIDEO/ E diela nis me tre aksidente nga Rrësheni në Korçë, 16 të plagosur brenda pak minutash

Tre aksidente u shënuan mëngjesin e kësaj të diele, 6 gusht 2023, në të gjithë vendin. Fatmirësisht nuk ka humbje jete por vetëm të plagosur.

Aksidenti i parë u shënua në "Rrugën e Kombit" në mëngjes herët. Një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur 5 pjesëtarët e një famileje, burri gruaja dhe 3 fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë, mëson Report TV.

Aksidenti në Fier
Aksidenti i dytë u shënua në Fier. Dy makina u përplasën rreth orës 07:30 minuta në në vendin e quajtur "Safari park".  Automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti në Korçë
Ndërkohë në Korçë, rreth orës 07:55 minuta, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, përplasi një motomjet me drejtues shtetasin D. H. Aksidenti u shënua në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit. Drejtuesi i motomjetit u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/E diela nis me 5 aksidente dhe 22 të plagosur! Në Rrugën e Kombit përplaset makina me targa serbe! Në spital çifti i bashkëshortëve e 3 fëmijë


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme