VIDEO/E diela nis me 5 aksidente dhe 22 të plagosur! Në Rrugën e Kombit përplaset makina me targa serbe! Në spital çifti i bashkëshortëve e 3 fëmijë

5 aksidente me 22 të plagosur u shënuan gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, nga veriu në jug. Reshjet e shumta dhe lagështia në rrugë duket të jetë arsyeja kryesore.

Aksidenti më i rëndë ishte ai i ndodhur në Rrugën e Kombit, ku pesë anëtarë të një familje Serbe, çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre që po vinin për pushime në Shqipëri, janë përplasur me trafikndarësen.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Gziq të Mirditës dhe menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen e cila paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur edhe për shkak të shpejtësisë.

Po gjatë mëngjesit, një tjetër aksident u regjistrua edhe në Fier, dhe për pasojë 10 persona u dëmtuan. 

Dy nga të plagosurat, një 25 vjeçare dhe një 56 vjeçare, për shkak të plagëve më të rënda po marrin ndihmë më të specializuar në spital.

Dy aksidente ndërkohë u regjistruan në Qarkun e Dibrës me 6 të plagosur. 

Në vendin e quajtur "Plan i Bardhë", në Rrugën e Arbrit, një makinë është përplasur me murin mbrojtës anësor të rrugës dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i makinës dhe 3 pasagjerët.  Ndërkohë që në Shkopet një mjet ka dalë nga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Edhe në Korçë një person i cili po lëvizte me motor mbeti i lënduar, pasi u përplas nga një makinë me drejtues një 74 vjeçar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:52
VIDEO/ Burrel, makina del nga rruga, përfundon buzë liqenit të Shkopetit

 

Në Shkopet, dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel - Skuraj.

Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj, buzë liqenit të Shkopetit.

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur "Vabli", në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

Ora 08:31
VIDEO/ E diela nis me tre aksidente nga Rrësheni në Korçë, 16 të plagosur brenda pak minutash

Tre aksidente u shënuan mëngjesin e kësaj të diele, 6 gusht 2023, në të gjithë vendin. Fatmirësisht nuk ka humbje jete por vetëm të plagosur.

Aksidenti i parë u shënua në "Rrugën e Kombit" në mëngjes herët. Një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur 5 pjesëtarët e një famileje, burri gruaja dhe 3 fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë, mëson Report TV.

Aksidenti në Fier
Aksidenti i dytë u shënua në Fier. Dy makina u përplasën rreth orës 07:30 minuta në në vendin e quajtur "Safari park".  Automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti në Korçë
Ndërkohë në Korçë, rreth orës 07:55 minuta, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, përplasi një motomjet me drejtues shtetasin D. H. Aksidenti u shënua në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit. Drejtuesi i motomjetit u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët