Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një kamionçinë.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit. Fatmirësisht, burime bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Komento
Komente











