Vlorë-Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Lapardha, Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një makinë tip Toyota ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe ka dalë nga rruga.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë nga pamjet e siguruara shohim se makina është shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.