Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Berat, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan ku personi me inicialet S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë shoferi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,
Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.