FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot, pranë kryqëzimit të Patokut, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore. 

Menjëherë pas aksidentit, makina që e ka përplasur këmbësoren është larguar nga vendngjarja. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com duket trupi i pajetë i këmbësores.

 

Në vendngjarja ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur punën për zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit. 

Njoftimi i policisë:

Kurbin 
Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fushë Milot - Fushë Krujë, tek vendi i quajtur " Kryqëzimi i Patokut" , ka ndodhur një aksident ku një mjet ka përplasur shtetasen Xh.L. 65 vjeçe, banuese në Sanxhak Kurbin, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.