FUSHE KRUJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar në autostradën Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur Thumanë kur një automjet ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra.
Si pasojë e këtij aksidenti 3 persona nga 4 personat që udhëtonin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. Gjendja e 3 personave të plagosur sipas burimeve spitalore vazhdon të jetë e rëndë.
Automjeti i aksidentuar ishte tip audi me targa AA587BD dhe po udhetonte nga veriu i shqipërisë në drejtim të kryeqytetit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendgjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën aksidentin. Dyshohet se shkak i aksidentin ka qënë shpejtësia jashtë normave të lejuara.
Por ky aks rrugor vazhdon të mbetet tepër problematik dhe burim aksidentesh të rënda. Rruga vuan mungesën e sinjalistikës rrugore, atë të mbikalimeve ose nënkalimeve. Ky aks i cili njihet për hyrjet dhe daljet e shumta të rrugëve dytësore vuan gjithashtu mungesen totale të tabelave orjentuese.
(n.s/shqiptarja.com)