Një aksident i rëndë është regjistruar pranë Fushë-Milotit, ku dy persona janë dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës.
Një kamionçinë teksa udhëtonte në drejtim të zonës së Fushë Milotit, ka goditur dy kalimtarët, ndërsa janë dërguar me urgjencë nga autoambulancat e Laçit në drejtim të Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë.
Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit.
"Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë, ka aksidentuar dy këmbësorët S. M. dhe K. M. të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.