Aksident i rëndë në Poliçan, i mituri humb kontrollin e makinës, vdes pasagjeri vetëm 15-vjeç! 3 të rinj të tjerë të plagosur

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit, në rrugën rurale të fshatit Plirëz.

Sipas policisë i mituri Françesko Zylyftari, vetëm 15 vjeç duke drejtuar makinën tip "Alfa Romeo", ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën Afisaldo Zylyftari, i cili ishte pasagjer në makinë, rreth 15 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy vajza 14 dhe 16 vjeçe, që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

1681973136_finalprojekt.00001217.Still033.jpg

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!