Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pasditen e kësaj të shtune në zonën e Ishull-Shëngjinit.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe për t’iu shmangur trafikut, drejtuesi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës. Në momentin kur është përballur me një automjet që po vinte në kahun e kundërt, shoferi ka devijuar për të shmangur përplasjen, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.
Fatmirësisht, në autobus nuk kishte turistë, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komente








