Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një shqiptari në Itali, ndërkohë që vajza e tij ka mbetur e plagosur. Siç bëjnë me dije mediat italiane, automjeti Alfa 147 është përplasur me një kabinë elektrike në zonën e Ferrara-s.
Në momentin e aksidentit me Leonard Filen 36 vjeç ka qenë edhe vajza, që është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur pasi ka mbetur e plagosur.

Disa dëshmitarë kanë thënë se, ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit, moment kur janë dëgjuar britma dhe mjetet zjarrfiëkse të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë ngamakina trupin e pajetë të 36 vjeçarit dhe vajzës së tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe thotë se File është munduar që të frenojë, por nuk ia ka dalë që të ndalojë makinën.
Shkak për këtë aksident mendohet se është bërë një defekt në automjet, që ka lidhje me kolonën e gazit, që nëse do kishte funksionuar siç duhet nuk do të kishte ndodhur aksidenti fatal.
36-vjeçari shqiptar quhet Leonard File dhe ka lënë pas bashkëshorten e dy vajzat. Ai punonte në një fabrikë në Cento, provincë në Ferrara, ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com