Aksident në Itali, kapiteni i Lazios përplaset me tramvajin në Romë: Kaloi me semafor të kuq

Kapiteni i ekipit të Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në një aksident rrugor në Romë. Ai ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur u përplas me një tramvaj mes Piazza delle Cinque Giornate dhe Ponte Matteotti.

Nga pamjet duket se makina fuoristradë tip ‘Land Rover’ është shkatërruar tërësisht. Ciro Immobile shpëtoi nga aksidenti pa lëndime të rënda, vetëm dhimbje në shpatull. Menjëherë pas aksidentit, Immobile tha se ngjarja u shkaktua pasi tramvaji kaloi me semafor të kuq.

Ai ishte me vajzat e tij në makinë kur ndodhi përplasja rreth orës 08:30. Makina e tij përfundoi përballë tramvajit në kryqëzim. Futbollistin dhe vajzat i shpëtuan jastëkët e ajrit ndërsa tramvaji devijoi nga shinat për shkak të goditjes. Vajzat u dërguan në spital pasi u trembën nga goditja e fortë.

Të plagosur kanë mbetur makinisti dhe 2 pasagjerë. Sipas mediave italiane, edhe dëshmitarët thonë se tramvaji kishte kaluar në semafor të kuq. 

Sipas disave, ka një problem në sinkronizimin e sistemeve të semaforëve në kryqëzim. Hetimet po vijojnë nga policia e qytetit.

“Pashë makinën që goditi tramvajin mu në mes,” tha një dëshmitar.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 16/04/2023 14:26

    Tamam tercllek, sa e morì Pak veten Ciro ndodhi ky aksident. I uroj qe te mos pesu asgja.Forza Lazio.

    Përgjigju
    • Gladiatori: 16/04/2023 16:44

      Mire qe hongri te kuqen nga semafori dhe jo nga arbitri se do kapercente edhe ndeshjen e radhes. Forca Roma!

    • Milito: 16/04/2023 14:37

      Ca tercllek mer lale, ky kaloj semaforin me te kuqe, ku shkon ky dhe ata qe kalojn semaforet me te kuqe? E ti na thua tercllek, e cna gjeti. Forza Inter!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale