Ndërkohë që ka mbetur e plagosur, në gjëndje të rëndë shëndetësore, bashkëshortja e Agimit, Naxhie Kurti 51 vjec, si dhe pesë shtetas të tjerë të cilët kanë qënë duke udhëtuar në automjetin tjetër që u përfshi në këtë aksident.
Po sipas policies, dy automjetet kanë qenë duke udhëtuar me drejtime të njëjta kur papritur janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të vdekur në vend 54 vjecarin, ndërsa e mitura ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Familja Kurti ka qënë duke u kthyer për në vendlindjen e tyre, Mitrovicë. Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia ka ngritur një grup të posacëm hetimor për të zbardhur rrethanat e tij.
(aq/shqiptarja.com)