Aksident në Kapshticë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë shoferi 31-vjeçar! (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë ku ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip 'Hyundai'. Mësohet se 31-vjeçari Arjan Shtika, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.

Për pasojë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Bilishtit, jashtë rreziku për jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës