Aksident në Kardhiq-Delvinë, motori me dy turistë del nga rruga afër tunelit! Një gjerman dhe një austriak në spital

Aksident në Kardhiq-Delvinë, motori me dy turistë del nga rruga afër tunelit! Një gjerman dhe një austriak në spital

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e 18 gushtit në Delvinë ku u plagosën dy shtetas të huaj, një austriak e një gjerman. Ngjarja ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, në Skërficë. Dy shtetasit e huaj ishin duke udhëtuar me një motoçikletë.

Shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç, informoi policia e Vlorës.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakun e aksidentit


Lajmi kryesor:

Nga Shkodra në Vlorë, 5 aksidente brenda 2 orësh! Humb jetën kalimtari, një tjetër rëndë në spital! Përplaset makina me targa italiane e rrëzohet motori me dy turistë


S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri