KOLONJË- Një 43-vjeçar mbeti i plagosur teksa punonte në një gurore në fshatin Vodicë të Kolonjës.

Landi Dokollari, ka marrë plagë të rënda dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

43-vjeçarin mësohet se e ka zënë poshtë transportieri gjatë punës në gurore.

Ende nuk dihet sesi është gjendja aktuale e të plagosurit ndërsa grupi hetimoir ndodhet në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat e aksidentit.