Aksident në Korçë! 86- vjeçarja në gjendje të rëndë, mungon sinjalistika rrugore (VIDEO)

KORCË-Një aksident rrugor tek "Dritat e Verdha" ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve ne vendin e ngjarjes një mjet tip "Benz" ka goditur një kalimtare në rrugë, duke e plagosur rëndë. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vetme 86-vjeçaren me iniciale V.V.

E moshuara është transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

"Vajti të hidhte plehrat dhe i ra makina, kjo rrugë është shumë e rrezikshme sepse nuk ka sinjalisitikën e duhur, mjetet lëvizin me shpejtësi", shprehet një qytetar.

Kurse një tjetër qytetar thotë se një aksident tjetër ndodhi pak më poshtë e se është rrugë ku kalojnë fëmijë e të moshuar.

Pas disa orësh, është bërë e mundur kapja e autorit të aksidentit. Ai është N. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.Sipas deklaratës së policisë, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës