Korçë/ Po kalonin rrugën, automjeti përplas dy këmbësorët (VIDEO)

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë.

Siç raporton gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, dy këmbësorët A.R., 19 vjeçe dhe P.N., 10 vjeçe kanë qenë duke kaluar rrugën, teksa janë përplasur nga një automjet, i cili shërben për transportin e udhëtarëve Korçë- Bilisht.

Nga dyshimet paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normale të lejuara. Dy këmbësorët janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i përfshirë në aksident. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leon: 30/08/2019 17:51

    Te miturit nuk duhet te kalojne rrugen te pa shoqeruar nga nje i rritur,,,o prinder fshatare idiote,,,,,,te lirohet shoferi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)