Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës, në rrethrrotullimin e stadiumit.

Burime për Report TV bëjnë me dije se një automjet tip ’Benz’, me drejtues një 31-vjeçar, ka përplasur një këmbësore, e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.

E dëmtuara është një 65-vjeçare, e cila u nis me urgjencë drejt Spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2026, rreth orës 16:45, në lagjen nr.10, pranë vendit të quajtur "Lëndina e lotëve", Korçë, automjeti me drejtues shtetasin V. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen M. P., rreth 65 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në spital.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.