Korcë-Një aksident është regjistruar sonte në Korçë.

Drejtuesi i një motoçiklete delivery ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton për shkaqet e aksidentit.