Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë – Ersekë, në të cilin ka mbetur i vdekur Ergert Mero 31 vjeç banues në Ersekë dhe është plagosur Dolor Kote, 30 vjeç nga Korça.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se automjeti tip ‘Benz’ me targa 6149 T ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj dhe shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar në rrugë drejtuesi i mjetit.

korce aksidenti
 
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi aksidenti kanë shkuar ekspertët e policisë të cilët kanë dërguar në spitalin e Korçës të plagosurin dhe trupin e pajetë i cili do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të saktësuar shkakun e vdekjes.

korce aksidenti

korce aksidenti

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)