Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku drejtuesi i një makine tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit.
Mësohet se 6-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento