Aksident në Korçë! Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset e moshura, nipi dhe mbesa e saj

Një aksident me pasojë lëndimin  tre personave u shënua disa minuta më parë në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", ku makina që drejtohej nga një 52-vjeçare, e cila shoqërohej nga nipi dhe mbesa ka dalë nga rruga, pasi ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, ku shoferja me iniciale H. K., 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip "Jeep", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit H. K. (gjyshja) dhe dy të mitur, pasagjerë në mjet nipi dhe mbesa e drejtueses, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu