Një aksident  rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjanë ku një makinë  tip “Audi” me drejtuesin me iniciale E.H është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”,i cili drejtohej nga një 57-vjeçar me iniciale I.B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Audi” dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër , një 55-vjeçare me iniciale  M. T., 55, dhe një 58-vjeçar  me iniciale. T., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se drejtuesi i  makinës ‘Audi’ ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.