Aksident në Korçë, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar

Aksident në Korçë, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Turan të Korçës, ku një 20-vjeçar N. K. duke drejtuar makinën tip “Toyota” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

"Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip "Toyota", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.", njofton Policia.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar