Korçë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Korçë. Një automjet ka përplasur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10.
Si pasojë e plagëve të marra 50 vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
"Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip "Peugeot", me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.