Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një këmbësor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 18-vjeçar.

I riu është është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në vendngjarje ndodhet drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e Policisë  të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.