Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë ku ka humbur jetë një person. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cangonj, ku makina ka përplasur një motoçiklete dhe drejtuesi i kësaj të fundit ka gjetur vdekjen. 

Policia njofton se rreth orës 18:30, janë njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit