Korçë-Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, në afërsi të fshatit Sovjan.

Burime për Report Tv informojnë se një motor dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Raportohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.