Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Devoll.

Dyshohet se janë përplasur dy mjete dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

I lënduari po transportohet drejt spitalit të Korçës por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.