Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se i plagosuri po udhëtonte me biçikletë në momentin kur u përplas nga një automjet tip Fiat.

Ai është i moshës 77-vjeç,  banues në Korçë dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdësin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërrkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Behar Jaçe.